Çfarë po kurdis? Rama filmohet në mesnatë te Stacioni i Trenit (FOTO LAJM)

Edi Rama qëndroi në punë vonë këtë të premte. Jo në zyrën e tij në kryeministri, por tek Stacioni i Trenit, aty ku nis Bulevardi i Ri i Tiranës.

Rama parë duke improvizuar lindjen e diellit, këtë mesnatë përmes efekteve speciale.

Qytetarë që kanë kaluar aty pranë, thanë se kishin parë Edi Ramën duke tërhequr një litar, i rrethuar nga disa kamera që e filmonin.

Nuk dihet fabula e spotit të ri, por me siguri që idetë e kryeministrit surprizojnë në këto raste, shkruan GSH.

Fotot që shihni janë bërë mesnatën e sotme, ndërsa xhirohej spoti i ri i fushatës së 25 Qershorit për kryeministrin e Rilindjes.

Kamerat dhe prozhektorët që ndriçojnë hapësirën ku po xhirohet video e re publicitare, dallohen lehtësisht në zonën përreth. /albeu.com/

Shtuar më 17/06/2017, ora 08:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori