Çfarë po hanë shqiptarët? Investigimi tronditës
Ato janë medikamente të ndaluara prej mëse 20 vitesh në të gjithë BE-në, pasi akuzohen si shkaktare të mundshëm të kancerit. Megjithatë, në Shqipëri ende përdoren ilegalisht për kafshët, e që më pas, përmes konsumit të produkteve të tyre kalon tek njerëzit.

“Gjurmë Shqiptare” e gazetarit Marin Mema denoncoi këtë herë skandalin e përdorimit të medikamenteve të ndaluara te kafshët. Në investigimin tronditës gazetari sjell disa kamera të fshehta me shitës të ndryshëm që pranojnë këtë skandal.

“Furazolidon është preparat shumë i mirë, përdoret edhe për minjtë se është shumë i fortë. Kilogrami shkon 25 deri në 30 mijë”, tha njëri shitës.

Hyrja e këtyre medikamenteve bëhet përmes skemave të ndryshme që shmangin kontrollet. Edhe medikamenti Dimetridazole shitet lirisht edhe pse është i ndaluar.

“Lëre se nuk ta shkruajnë ashtu ata se ajo që hyn, hyn kontrabandë, më kupton? Neve ata që na e sjellin nuk na e sjellin me atë emër që ka”, tha një shitëse tjetër.
Shtuar më 03/06/2018, ora 22:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori