“Do e quajmë Jonada”, Rama ngre njësinë e re policore: Do kontrollojë çdo aktivitet ujor

Në prenzantimin e Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama njoftoi po ashtu se do të krijohet një njësi e re policore e cila do të monitorojë plazhet me emrin “Jonada”.

Rama gjatë kësaj bisede u ndal gjat pikërisht te tragjedia e 7-vjeçares në Himarë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Një rrjet i tërë vrojtuesisht në plazhe, u mirëorganizua dhe si asnjë vit më parë, falë punës me Policinë e Shtetit si asnjë sezon më parë, por duhet ta pranojmë sot që zhvillimi i shpejtë i trafikut ujor na ka vënë në vështirësi me shtimin e mjeteve ujore. Nuk e kemi në kulturë as masën dhe mënyrën e përdorimit. Përdoruesit e mjeteve të ujit janë shfaqur thuajse të gjithë si shkelës rregullash.

Nuk janë qenë në lartësinë e duhur, sidomos në bregdetin Jon, ku është më problematike, për shkak të thellësisë afër bregut, kjo gjë solli dhe tragjedinë. Prandaj dhe nëndrejtimin e zëvendëskryeministres ka nisur punë për një reform strukturore për të gjithë që merren me detin, deti deri vonë ka qenë i vdekur, edhe gomardaret kanë qenë në monatarium.

Është një lëmsh, 6 ministri e 7 insittucione që kanë kompetencat në det, mbivendosen e përplasen me njëra-tjetrën, kjp gjë duhet të marrë fund. Duhe fuqizuar roja bregdetare. Do krijojmë një njësi special policore që do ta quajmë Jonada që do monitorojë të gjitha aktivitetet ujore.