Çfarë po fshihet në Presidencë? Nishani hedh akuza të rënda edhe ndaj Ramës
Ish-presidenti Bujar Nishani ka folur për herë të parë në lidhje me gjendjen në vend dhe zhvillimet e fundit politike.

Ish-presidenti kërkoi edhe njëherë studimin e materjalit të klasifikuar për të zbardhur kanabizimin e vendit dhe përgjegjësin për këtë situatë të rënduar.

Nishani shtoi se materialet e mbledhura në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë i shërbejnë hetimit të nisur nga prokuroria ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Prokuroria duhet të hetojë çdo institucion që ka pasur detyrimin kushtetues dhe ligjor për të mos lejuar krijimin e një situate të tillë, e cila çoi në cenimin e sigurisë kombëtare.

Këtu përfshij të gjitha institucionet nga Presidenti, Kryeministri dhe çdo drejtues tjetër të institucioneve”, tha Nishani duke shënjuar kshu edhe kryeministrin e vendit Edi Rama. /albeu.com/

Shtuar më 11/11/2017, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori