Meta bën selfie me të rinjtë në Jalë: Nuk ka më bukur (FOTO LAJM)

Ish-Presidenti Ilir Meta ka publikuar fotografi me të rinjtë e Partisë së Lirisë në Jalë.

Fotografitë Meta i ka ndarë në profilin e tij në Facebook, ku krahas pamjeve ka shkruar se kjo është edhe mënyra më e mirë për të nisur ditën.

“Nuk ka më bukur se sa ta nisësh ditën kështu!”, shkruan Meta.

Meta zhvilloi edhe ditën e djeshme një takim me të rinjtë në Jalë, ku premtoi një luftë pa kompromis kundër atyre që i quajti tradhëtar./albeu.com/