Çfare panë italianët në VIDEO-n e Tahirit nga e cila po kërkohet arrestimi?
Autoritetet italiane e kanë mbajtur nën vëzhgim Saimir Tahirin për një periudhë të gjatë si të dyshuar për trafik narkotikësh dhe lidhje të forta me klanin e Habilajve pavarësisht detyrës së tij të rendësishme.

Dosja e dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme e vërteton këtë.

Nga vëzhgimi, italianëve i ka rezultuar se Tahiri, në vitin 2014, ka udhëtuar 4 herë me Habilajt jashtë vendit, pikërisht me makinën Audi “AA 003 GB”.

Udhëtimet janë bërë gati një vit pasi deklaroi se e ka shitur këtë makinë.

Ish-ministri tha në vitin 2015 se në vitin 2013 ua shiti makinën kushërinjve të largët.

Tahiri shfaqet sërish në prani të Habilajve në Vlorë në vitin 2016.

Të dyja këto dokumente i janë vënë në dispozicion Prokurorisë për Krimeve të Rënda, mbrëmjen e së mërkurës nga autoritetet italiane, dhe konsiderohen si prova të forta për implikimin e Tahirit në veprimtarinë e grupit kriminal.

Mbi bazën e tyre dhe jo vetëm, prokuroria vendosi t’i kërkojë Kuvendit heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e tij.
Shtuar më 19/10/2017, ora 20:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori