Çfarë nuk shkon me ngjarjen në Kavajë? "Molla e sherrit" jep dëshmi të ndryshme në pak kohë
Ditën e sotme Prokuroria e Kavajës ka kërkuar ndalimin e Marsida Qatjas, në banesën e të cilës u vra një shtetas dhe u plagos një oficer policie.

Shkak për këtë urdhër janë dëshmitë e saj kontradiktore, të cilat kanë shtuar me shumë dyshime mbi ngjarjen e ndodhur 1 ditë më parë.

Dëshmitë:

30-vjeçarja ka deklaruar në medie se nuk ka asnjë lidhje intime me Dritan Haxhollin, 41-vjeçar i divorcuar baba i një vajze, por se ai vetëm kërkonte të pinte kafe dhe të hante dreka me shoqërinë e saj.

Gjithashtu ajo mohoi të ketë lidhje me drogën dhe se në shtëpinë e saj nuk ka pasur kokainë, pavarësisht se nga provat e mbledhura nga policia rezultoi krejt e kundërta.

Marsdia Qatja ka pranuar gjithashtu përpara hëetuesve se ajo është përdoruese e kokainës, dhe se Dritan Haxholli kërkonte të kishte marrëdhënie intime me të, dhe jo raport shoqëror siç ajo deklaroi në media.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima Dritan Haxholli bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja.

Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.
Shtuar më 11/10/2019, ora 16:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori