Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare në New York, ishte shtatzënë

Një 23 vjeçare nga Kosova ka humbur jetën pas një aksidenti trafiku në Nes York. Raportohet se ajo ka qenë shtazënë.

Kështu ka shkruar silive.com, pasi thotë se kjo është konfirmuar nga autoritetet lokale atje.

Personi që shkaktoi aksidentin, tashmë po akuzohet për vrasje në pakujdesi.

”A.S, nga Great Kills, pësoi një traumë të rëndë rreth trupit kur u hodh nga ulësja e pasagjerit të një automjeti që po udhëtonte në Bulevardin Hylan rreth orës 4:44 të mëngjesit të së shtunës”, sipas një zëdhënësi komisariatit në New York./express


Shtuar 29.01.2023 21:20