Çfarë ndodhi në Patos? Dëgjohen breshëri të shtënash por policia e mohon
Ndërkohë që banorët pohojnë një përplasje makinash dhe të shtëna me armë zjarri në qytetin e Patosit, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme, policia e mohon.

Kjo pasi sipas policisw në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur as gëzhojat dhe as makinat e përplasura.

Ngjarja është regjistruar në afërsi të fushës se sportit në qytetin e naftetarëve, ndërsa një i moshuar ka treguar dhe atë qe ka dëgjuar.

"Isha te Uzina e re dhe dëgjova krisma armësh me breshëri. Nga kurioziteti shikova dhe xhamat e makinave tani. Nuk pashë gjë se isha larg por krisma armësh ishin 100%. Ka gati një orë ky muhabet".


Shtuar më 01/05/2020, ora 19:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori