Gjithçka e sheshuar, çfarë mbeti nga lokali i Mihalit në Vlorë (VIDEO)
Ditën e sotme është shembur lokal "Panorma" në pronësi të pronarit Mihal Kokëdhima në Vlorë.

Sipas IKMT-së ky subjekt, prej rreth 2 mijë metra katror rezultonte pa leje ndërtimi.

Tashmë nuk ka mbetur më asgjë nga lokali që për më shumë se një javë ka qenë kryefjalë e të gjitha mediave, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më tej.

Në zonën më të bukur të bregdetit dhe ku “mbretëronte” fill i vetëm lokali i Mihal Kokëdhimës, tashmë çdo gjë duket më shumë se e virgjër, nga lokalet.

Mihal Kokëdhima sulmoi një grup turistësh duke i dhënë fund në këtë mënyrë dhe biznesit të tij të paligjshëm, por gjithashtu i shkaktoi vetes arrest me burg.


Shtuar më 21/08/2019, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori