“E fitove kupën prej Ledrit”, Sara Hoxha u kthen një përgjigje të gjithëve (VIDEO)

Sara Hoxha ka triumfuar në “Dancing With The Stars”.

Së fundmi ajo ka postuar disa foto nga i gjithë rrugëtimi i saj me një shkrim falënderues.

“Finalja ishte një emocion kaq i madh, në fakt jam akoma si e mpirë, por tani jam gati të shpreh dhe pak mirënjohje.
Faleminderit nuk mjafton për të shprehur përulësinë time ndaj çdo personi që ka punuar kaq fort për këtë spektakël!
Faleminderit është pak për të treguar orët e pafundme të punës që @luixhinooo ka dhënë për mua.
Faleminderit nuk është asgjë për të gjithë shtysën që më ka dhënë Kledi, Dalina, Valbona dhe Armandi për t’u përmirësuar gjatë të gjithë rrugëtimit tim.
E për publikun, për ata që bën diferencën, ju premtoj se do punoj më shumë për t’iu sjell projekte të reja dhe t’iu kthej sado pak të gjithë dashurinë që më keni dhënë! Shumë mund të jenë fansa të Ledrit e disa të mitë, por për mua do te jeni arsyeja pse unë në finale ngrita kupën. E për këtë, do ju jem gjithmon falenderuese!

Faleminderit, faleminderit, faleminderit!”, është shprehur Sara.

Përveç kësaj, duke qenë se në rrjet kanë qarkulluar zëra se fitorja e Sarës është meritë e Ledrit, ajo ka ironizuar gjithë çështjen përmes një videoje gazmore të vajzës së tyre Poem Blu.


Shtuar 4.01.2023 14:59