Rrjedh gazi nga cisterna e një kompanie në Porto Romano, zjarrfikësja dhe policia në vendngjarje

Në një fabrikë gazi në Porto Romano është konstatua sot rrjedhje gazi në një cisternë, për pasojë të gjithë punonjësit janë larguar nga godina ku po punonin.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse.

Sipas raportimeve banorët e zonës janë vënë në alarm dhe i tremben rrezikut të mundshëm nga rrjedhjet.

Sakaq, ende nuk është bërë i ditur shkaku zyrtar i rrjedhjeve nga cisternat, ndërsa është ndërprerë mësimi në shkollën Met Hasa pranë zonës së rrezikuar.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në Porto Romano, dyshohet se si pasojë e dëmtimit të një cisterne gazmbajtëse të një biznesi (firmë) privat, është çliruar në ajër, një sasi e vogël gazi.

Nga kjo ngjarje nuk ka shtetas të dëmtuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 26.10.2022 12:27