Çfarë ka ndodhur? Rudina Magjistari mungoi sot në “Tv Klan”
Moderatorja shumë e njohur për publikun shqiptar, Rudina Magjistari, na ka shoqëruar prej vitesh në ekran dhe këtë sezon të ri, ajo risolli në “Tv Klan” emisionin e saj të pasdites, “Rudina”.

Emisioni i saj transmetohet nga e hëna në të shtunë në orën 17:00, mirëpo sot teleshikuesit janë merakosur pasi Rudina nuk është shfaqur si çdo ditë në ekran.

Në vend të puntatës së sotme, u transmetua një puntatë e vjetër ku moderatorja kishte të ftuar Erion Isain dhe Adriatike Lamin.

Ende nuk dihet se cila është arsyeja që Rudina nuk u shfaq sot në ekran.

Shtuar më 07/10/2019, ora 18:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori