"Çfarë ka kërkuar Klement Balili?", Flet ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj
Ditën e sotme është njoftuar se Klement Balili apo "Eskobari i Ballkanit" është dorëzuar në polici.

Pas kësaj, ka qënë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj që ka dalë në një deklaratë për shtyp duke konfirmuar lajmin dhe duke dhënë detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje.

Lleshaj u shpreh se Balili është arrestuar si një rezultat i një operacioni të ndërlikuar dhe në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

Duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve se çfarë ka kërkuar Balili, Lleshaj u shpreh se ai ka kërkuar sigurinë e një procesi të drejtë ligjore.

“Për punë operative, gjurmuse për ndalimin e personave të këtij karatakeri është e qartë se nuk ka një dorëzim. Është një operacion i thellë dhe i ndërlikuar, ku në bashkëpunim dhe me ndërkombëtarët të cilët kanë mundësuar që personi në fjalë të dorëzohet në policinë e shtetit.”- u shpreh Lleshaj. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2019, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori