Çfarë?! Ilaçi kundër morrave mund të jetë zbulimi më i ri kundër koronavirusit (FOTO LAJM)

Një ilaçi rekomanduar për eleminimin e morrave mund të jetë zbulimi më i ri shpresëdhënës në luftën botërore kundër pandemisë së koronavirusit.

Ivermectin, medikament që përdoret kryesisht në SHBA dhe Britaninë e Madhe, rekomandohet nga mjekët në rastet e infeksioneve parazitare.

Mirëpo, studiuesit në Australi mendojnë se ky ilaç mund të luftojë virusin COVID-19.

Testet kanë treguar se ilaçi në fjalë funksionon duke paralizuar virusin SARS-CoV-2 dhe duke e penguar atë që të shumëfishohet.

Sipas studiuesëve australianë, ky medikament i ul nivelet e virusit në organizëm me 99.8 % brenda 48 orëve dhe e eleminon tërësisht brenda 3 ditëve.

Nisur nga zbulimi i rëndësishëm, në spitalin Royal Melbourne, studiuesit kanë kërkuar të miratohet testimi i këtij ilaçi tek pacientët e shtruar në spital me COVID-19.

Ivermectin është krijuar në vitin 1970 dhe me kalimin e viteve, studiuesit kanë arritur në përfundimin se përveçse lufton infeksionet parazitare, ka dhe karakter anti-viral.

Deri tani, medikamentet e përdorura kundër koronavirusit janë Remdesivir, Chloroquine, Kaletra dhe Toquilizumab, shkruan iconstyle.

Nga eksperimentet e kryera sidomos në Kinë, këto ilaçe kanë rezultuar efektive në shkurtimin e kohëzgjatjes së sëmundjes, por deri më tani, asnjë ilaç nuk ka treguar aftësinë për ta eleminuar virusin.
Shtuar më 04/04/2020, ora 19:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori