Çfarë i ka ndodhur? Deputeti i PS, Rrahman Rraja katandiset mbi paterica (FOTO LAJM)

Pëlqej
Deputeti i PS, Rrahman Rraja, babai i Rexhep Rrajës së paditur nga Xhisiela Maloku për dhunë është parë duke ecur mbi paterica sot në ambientet e prokurorisë ku edhe ka dëshmuar për këtë çështje.

Fotoja është publikuar nga fotografi Agim Rama, ndërsa duhet theksuar se bashkëshortja e Rrajës gjendet në spital pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.

Nga ana tjetër, djali i tij Rexhepi është në paraburgim, ndërsa ka kërkuar lirimin pas tërheqjes së kallëzimit nga Xhisiela Maloku.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me deputetin, por u duk se ai nuk e vendoste dot këmbën në tokë teksa përpiqej të ecte. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2018, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori