Ditën e sotme iu bë atentat prokurorit
Arjan Ndoj në Durrës ku u plagosën 3 shtetas pas breshërisë së kallashnikovit mbi makinën e prokurorit.
Prokurori
Arjan Ndoj është akuzuar nga kryeministri Edi
Rama për lidhje me bandat
kriminale, ndërkohë rikujtojmë që në makinën e tij gjendej dhe Muharremi ose ndryshe "i forti i Shijakut".
“Ka ardhur koha ta ngrejmë stekën dhe t’i kundërvihemi me forcën më të egër KÇK”
Kështu ka deklaruar Edi
Rama pak javë më parë duke trazuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
KÇK, "akronimi i Kap Çfarë të Kapësh", nuk do të ishte vetëm një shprehje e
Ramës e vjedhur nga bankieri, Artan Santo, por një projekt i Kryeminstrit kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Sipas
Ramës një grup prokurorësh dhe gjyëtarësh që shumë shpejt do të dalin nga sistemi i drejtësisë se nuk plotësojnë kriteret kanë nisur të japin vendimet
kriminale.
Kreu i qeverisë hodhi akuza, duke thënë se këta prokurorë dhe gjyqtarë duhet të arrestohen, se po punojnë për grupe
kriminale.
Një nga prokurorët që
Rama kishte në mendje ditën kur formuloi për herë të parë frazën, "Kap Çfarë të Kapësh", ishte dhe prokurori
Arjan Ndoja. Sipas
Ramës, Ndoja duhet të ishte prapa hekurave pasi kishte marrë një vendim kriminal për arrestimin e Liridon Pulës, kreut të Kadastës së Durrësit. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2019,
ora 20:50