Humb kontrollin e motoçikletës, dëmtohet turisti nga Kosova në Shëngjin (VIDEO)

Një aksident është shënuar mbrëmjen e djeshme në Shëngjin. Një shtetas nga Kosova, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar. 37-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Lezhë / Informacion paraprak

Në Shëngjin, shtetasi Sh. M., 37 vjeç, banues në Kosovë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motoçikletës me të cilën po lëvizte dhe për pasojë është rrëzuar.

Aktualisht, shtetasi Sh. M, ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 14.09.2022 09:37