Meta do të përfshijë edhe Berishën në lejimin e faljes së detit nga qeveria
Ish-kryeministri Sali Berisha nesër do të zhvillojë një takim urgjent me presidentin e vendit Ilir Meta.

Ky takim vjen pas kërkesës së Bushatit për lejimin e vazhdimit të negociatave me Greqinë, për kufirin detar.

Menjëherë pas kërkesës, Meta ka nisur takimet me ish-presidentët për tu konsultuar në lidhje me këtë çështje të ndjeshme për opinionin shqiptar.

Mësohet se ish-Presidenti Sali Berisha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit Ilir Meta për konsultime, në lidhje me marrëveshjen që kërkon të nënshtruajë qeveria me Greqinë. /albeu.com/

Shtuar më 14/02/2018, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori