Çfarë do të ndodhë më 24 korrik? Meta mund të mos bëhet fare president
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta firmosi urdhërin për betimin si president, i cili do të mbahet në një seancë të jashtëzakonshme më 24 korrik.

Porekziston mundësia që deputetët socialistë të bojkotojnë këtë seancë, duke rrezikuar betimin e presidentit të zgjedhur.

Nëse seanca bojkotohet dhe nëse Ilir Meta nuk betohet si president në 24 korrik, ai nuk mund të marrë detyrën.

Sipas juristit Sokol Hazizaj, Parlamenti ka për detyrë të kryejë funksionin e tij kushtetues për betimin e presidentit.

Sokol Hazizaj

“Nëse Kuvendi nuk mblidhet për të kryer apo për të konsumuar aktin formal në përputhje me kushtetunë për betimin, pengohet qëllimi i mandatit të presidentit të zgjedhur.

Dispozitat kushtetuese vërtet ndërpresin mandatitn e presidentit ekzistues, duke e lënë vakuum nëpërmjet aktit formal të betimit, por sot jemi para një natyre tjetër,”- tha Hazizaj. /albeu.com/

Shtuar më 09/07/2017, ora 09:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori