Çfarë do të ndodh sot? Basha dhe Selami përplasen në Shkodër
Pëlqej
Një grup demokratësh të Shkodrës përmes një peticioni i kërkuan sot Lulzim Bashës të ndalë farsën, zgjidhjet e imponuara, përjashtuese dhe konfliktuale për rimëkëmbjen e partisë, pasi në të kundërt opozita demokrate rrezikon asgjësimin.

Pas këtij peticioni, sot Selami dhe Basha përballen në Shkodër në takimin për prezantimin e kandidatëve për kryetar të PD.

Nënshkruesit e peticionit shprehen se Basha duhet të marrë përgjegjësi për disfatën e 25 qershorit dhe jo të justfikohet duke fajësuar kundërshtarin politik për manipulim apo blerje vote. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori