Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e nesërme me homologun e tij grek, Kyriakos
Mitsotakis.
Që kur
Mitsotakis mori drejtimin e Greqisë, ky është takimi i dytë që dy udhëheqësit e dy
vendeve zhvillojnë brenda pak muajsh.
Takimi Rama-
Mitsotakis do të zhvillohet në Athinë, në kuadër të samitit të BE-së me shtetet
arabe. Të pranishëm do të jenë edhe liderë të tjerë të rajonit, BE-së dhe
vendeve arabe.
Në takim, pritet të
diskutohet për çështjen e marrëveshjes së detit midis dy shteteve, të drejtat e pakicës greke dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE.
Shtuar më 28/10/2019,
ora 21:45