Çfarë do ndodhë me fasoneritë dhe Call Center në Shqipëri? Përgjigjet Rama (VIDEO)
Fasoneritë dhe kompanitë call center që kanë një numër të madh të punonjësve duhet të marrin
masat në këto ditë ku koronavirusi ka infektuar 15 persona dhe ka marrë jetën e një gruaje 73-vjeçare.
Kryeministri Edi
Rama ka dalë në një komunikim live në Facebook ku i bën thirrje që të vendosin distancat e sigurta mes tavolinave të punës.
Përvec kësaj, punëtorët duhet të jenë të pajisur me doreza
plastike dhe detergjentë.
"U takon kompanive, sipërmarrjeve prodhuese që të marrin
masat dhe të bëjnë shkurtimet e nevojshme,
vendosjen e distancave të sigurta,
vendosjen e elementëve që ndihmojnë në përballimin e situatës që nga
masat, dorezat
plastike, detergjentët e nevojshëm dhe kështu me radhë", tha
kryeministri.
Shtuar më 11/03/2020,
ora 20:09