Çfarë diskutuan Meta dhe Spahiu në darkën tek "Sofra e Ariut"
Paraditen e të mërkurës kur kryeministri Rama kërkoi të takonte Ilir Metën, ky i fundit, po konsumonte një drekë me kryetarin e Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu.

Sipas burimeve, në drekën te "Sofra e Ariut", është biseduar për reformën në drejtësi, për faktin se Kreshnik Spahiu vjen nga fusha e drejtësisë dhe si ish-nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Meta ka diskutuar me Spahiun disa problematika dhe çështje të procesit të reformës në drejtësi.

Por, të qenit edhe lider i i një partie politike e Spahiut, ka shtuar zërat se Meta dhe Spahiu kanë diskutuar edhe mbi mundësinë e një bashkëpunimi politik në kuadër të afrimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Portali Albeu.com ka informacione të sigurta se para zgjedhjeve parlamentare të 2013-tës, LSI dhe AK kanë qenë shumë pranë një koalicioni, i cili në fund nuk ka arritur të realizohet.

Kështuqë, nisur edhe nga e shkuara e marrëdhënieve mes Metës dhe Spahiut, por edhe me partitë e tjera të vogla, në zgjedhjet e ardhshme nuk përjashtohet mundësia e një bashkëpunimi politik mes këtyre dy subjeteve në të ardhmen. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2016, ora 12:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori