Çfarë bëri vajza bjonde pak para shpërthimit
Pasditen e djeshme një makinë tip “Benz” shpërtheu në flakë pranë “Urës së Tabakëve” në Tiranë.

Makina kishte marrë flakë në ecje dhe fatmirësisht nga ngjarja nuk u shënuan të lënduar.

Drejtuese e automjetit, sipas dëshmitarëve në vendngjarje, ishte një vajzë bjonde rreth 29 vjeç.

Vajza e kishte kuptuar se diçka nuk shkonte dhe kishte dalë menjëherë nga automjeti.

Nuk dihet ende nëse makina ka shpërthyer në flakë si pasojë e problemeve teknike apo për motive të tjera.

Dëshmitarët kanë raportuar nga vendngjarja: "Shpertheu ne flake nje makine afer Ures se Tabakeve. Ishte nje shofere femer doli me njeher te 29 vjeçe bjonde. Ne ecje e konstatoi dhe doli përnjëherë. Makina ishte tip Benc nga ato qe perdorin femrat, e vitit 2002.”


Shtuar më 01/10/2018, ora 08:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori