CEZ / Balla i kërkon betimin para dëshmisë, Shkëlzen Berisha: Nuk betohem para një shpifësi (VIDEO)
Ka dështuar seanca për dhënien e dëshmisë së djalit të ish-Kryeministrit Sali Berisha në Komisionit parlamentar Hetimor për çështjen CEZ. Shkak u bë pretendimi i Shkëlzen Berishës për konflikt interesi të kreut të komisionit, Taulant Balla.

Shkëlzen Berisha tha se nuk mund të kryente betimin e kërkuara para dhënies së dëshmisë para një shpifësi, duke iu referuar këtu një ccështjeje gjyqësore, që Balla ka humbur me djalin e Berishës.

Për këtë arsye, Balla duke mos pranuar që të hiqte dorë nga drejtimi i seancës, tha se dëshmia pa kryerjen e betimit është nul dhe se seanca nuk mund të vazhdojë.

Sipas një letre të bërë publike nga kreu i komisionit, deputeti socialist Taluant Balla, personi që dyshohet se ka kryer transaksionet e disa parave, Nuel (Nue) Kalaj, ka ndërmjetësuar një takim të djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishës me drejtorin çek në Shqipëri, Josef Hejsek. Dëshmitari Nuel Kalaj (Nue Kalaj) nuk është paraqitur as sot në seancën dëgjimore të komisionit hetimor për ccështjen e CEZ.

Dëshmia ka nisur me tensione mes kreut të Komisionit Taulant Balla.

Taulant Balla: Beni betimin.

Sh. Berisha: Betimi nuk bëhet para një të dënuari për shpifje. Ju keni konflikt interesi.

Balla: Nëse nuk bën betimin dëshmia nuk ka vlerë. Largohuni.

Ristani: Me që ju e kërkoi dëshminë. Krijoni kushtet që ta merreni dëshminë. Zotëria ka një problem personal me kryetarin. Nuk merremi me problemet tuaja personale. Krijoni kushtet që dëshmia të merret…

Balla: Dëshmia është shumë e rëndësishëm për çështjen që hetojmë. Dëshmia do të merret. Vlera ligjore e dëshmisë është duke respektuar procedurën. Për të munduar marrjen e dëshmisë, do u kërkoja mediave të largohen dhe dy deputetët që kanë bërë pyetjet të bëjnë pyetjet.

Ristani: Një dëshmi pa betim është e pavlefshme dhe s’kemi pse e marrim… Zotëria na i dha arsyet pse nuk e jep..

Balla: Strategjia e sotme e dëshmitarit ngjan me atë të dëshmitarit Sali Berisha. Në zbatim të ligjit kjo dëshmi pa betim nuk ka vlerë. Ju doni të prishni hetimin dhe të bllokoni punën e këtij komisioni. Dëshmitari ka frikë të dëshmojë dhe nuk betohet. Pa bërë betimin nuk ka dëshmi, le të largohet nga mbledhja.

Kreu i Komisionit, Taulant Balla deklaroi që në nisje të seancës se policia ka shkuar në banesën e tij por nuk e ka gjetur dhe se ka firmosur bashkëshortja e tij, e cila ka pohuar se i shoqi ndodhej jashtë shtetit.

Nue Kalaj akuzohet si i përfshirë në transaksione të dyshimta. Gjatë seancave të kaluara, Balla ka deklaruar se Kalaj ka tërhequr nga një bankë e nivelit të dytë 7 milionë euro cash. “Policia e Shtetit ka shkuar në banesën e Nue Kalajt për ta sjellë me forcë. Njoftohemi se në shtëpi është gjetur bashkëshortja Dajana Kalaj e cila ka firmosur se i shoqi ndodhet jahstë shtetit. Dëshmitari vazhdon të mos përgjigjet për paraqitjen e tij në seancë dëgjimore”, tha Balla. Vetë Nuel kalaj ka reaguar për këto akuza, duke u shprehur se ai se është kontraktuar nga kompania CEZ për të mbledhur informacione lidhur me fizibilitetin e tregut energjetik shqiptar për investime. Kalaj shprehet se nuk ka asnjë lidhje me Shkëlzen Berishën, ndërsa me ish-kryeministrin Berisha është takuar si pjesë e delegacionit të kompanisë çeke, kur ata kanë ardhur në Tiranë./Albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 18:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori