CEZ/ Nuel Kalaj: Nuk do të dëshmoj në komisionin e Ballës! S’kam lidhje me Berishën
Nuel Kalaj dëshmitari i çeshtjes CEZ ditën e sotme ka reaguar ndaj akuzave të kreut të komisionit Hetimor Taulant Balla.

Me anë të një statusi në Facebook, Kalaj shkruan se nuk ka asnjë lidhje me ish-kryeministrin Berisha apo me djalin e tij kshu që nuk ka ndërmend të dëshmoje në Komision.

Nga ana tjetër ai theksoi se nuk bëhet pjesë e lojërave politike, duke shtuar se takimet e tij me drejtues të CEZ kanë qenë zyrtare. Po ashtu, Kalaj ftoi Ballën që të mos merret me formimin e tij universitar, por të kolegëve të tij në grupin parlamentar që ai bënë pjesë.

Qartë dhe prerazi, dëshmitari i çështjes ‘CEZ’ i bëri thirrje Ballës që të ndërpresë akuzat në drejtim të tij. Nduel Kalaj është akuzuar nga Taulant Balla si i ashtuquajturi sekser i Shkëlzen Berishës.

REAGIMI I NUEL KALAJT NË FACEBOOK

Sqarim mbas emisionit Kapital ne Vizion Plus ku ishte i ftuar Taulant Balla.

Kam percjellur emisionin tek Vizion Plus dhe llogaria ime nuk eshte fshire asnjehere nga Facebooku por nuk kam deshiruar te vazhdoj te behem pjese e ketyre spekullimeve dhe mashtrimeve ne cdo moment me emrin time.

Une kam pasur nje kontrate me Cez-in per te mbledhur informacione ne gjendjen e rrjetit OSHE por ne asnje rrethane nuk eshte negociuar per privatizimin nga ana ime. As per borxhin e keq as per asnje gje tjeter.

Dhe kurre skam pasur kompani ne Shqiperi per mbledhjen e borxheve te Cez qe la OSHE-ja. Z.Balla ketu le te kerkoje kush vodhi leket e kompanive shteterore dhe qytetareve Shqipetare dhe jo leket qe Cezi me shperbleu per punen qe bera.

Cfare shkolle dhe cfare universiteti kam une eshte problemi imi dhe jo i Taulant Balles, Taulant Balla eshte mire qe te merret me grupin parlamentare se cfare shkolle kane dhe ku e kane mbaruar shkollen.

Edhe njehere dua te citoj,Nuk dua te behem pjese e lojrave politike dhe kjo eshte arsyeja qe une nuk dua te deshmoje asnjehere per nje gje qe nuk kam asnje lidhje. Kam deklaruar qe takimet e mia jane ZYRTARE ne shoqerim te Cezit ose drejtuesve te Cezit dhe jo takime “nga oxhaku”.

I bej thirrje Taulant Balles te nderpres shpifjet ndaj meje dhe mos te pergojoj shume familjen time. Dhe ju lutem shume mos u mundoni te shpikni dicka qe nuk egziston, nuk kam asnje lidhje as me Sali Berishen as me Shkelzen Berishen aq sa kam me Edi Ramen dhe Taulant Ballen. Ju lutem hetoni pasurite e juaja dhe mos u merrni me mua qe nuk i kam borxh askujt. Shpresoj shume qe kjo loje politike te marre fund.

P.s : Une kam autorizuar nje avokat qe eshte paraqitur ne komision dhe mesa di une ne cdo shtet normal avokati ka te drejte te perfaqesoj klientin e vet",-shkruan Kalaj./albeu.com/

Shtuar më 05/02/2017, ora 14:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori