Kapet në Tiranë i riu i shumëkërkuar nga drejtësia austriake

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Koordinimi” duke arrestuar në Tiranë një të ri kërkuar nga autoritetet e drejtësisë austriake, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

U arrestua G. H., 26 vjeç, lindur në Peshkopi, banues në Tiranë (me qera) me shtetësi Austriake, me qëllim ekstradimi.

Njësia e Posaçme e Kërkimit “Fast”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bëri lokalizimin e vendndodhjes së këtij shtetasi dhe falë veprimeve profesonale të kryera gjatë operacionit vuri në pranga në lagjen “Ali Demi”, tek tregu elektrik, 26-vjeçarin e kërkuar nga autoritet e drejtësisë austriake për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër deri në 15 vite heqje lirie.

Vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Austrisë.


Shtuar 27.08.2020 07:37