CEZ i lë vendin turqve të Çalik Enerji?
Update - Pas privatizimit të kompanisë së Distribucionit dhe Furnizimit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), patronët turq të Albtelecom, Eagle Mobile dhe BKT kanë filluar bisedimet me qeverinë shqiptare për blerjen e CEZ shpërndarjes në Shqipëri.

Lajmi është konfirmuar për Portali Albeu nga burime brenda Çalik Holding në Shqipëri, të cilët për momentin kërkojnë të mbeten anonim.

Bisedimet Qeveri-Calik Enerji kanë filluar paralelisht me negociatat që Ministria e Ekonomisë po zhvillon me CEZ për të ardhmen e kësaj kompanie në Shqipëri.

Hipotezën për fillimin e bisedimeve mes qeverisë shqiptare dhe Çalik Enerji e ka hedhur sot edhe deputeti socialist Tauland Balla, i cili deklaroi se Berisha po negocion me Çalik Enerji për fatin e sektorit të energjisë, pas largimit të CEZ.

Siç kemi njoftuar edhe më parë, Çalik Enerji është një kompani turke me aktivitet kryesisht në sektorin e energjitikës, ndërtimit dhe tekstilit ndërsa kohëve të fundit është futur edhe në telekomunikacion dhe media. Shumica e aktiviteteve të këtij grupi janë të shtrira në tregje jo mirë të formuara si ai i Irakut, Afganistanit, Azerbajxhanit dhe Turkmenistanit. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2012, ora 10:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori