CEZ bën gati valixhet
Kompania CEZ shpërndarje po mendon të largohet nga Shqipëria pasi nuk po gjen zgjidhje për mosmarrëveshjet me qeverinë në lidhje me tarifat dhe taksat e jashtëzakonshme të vendosura mbi të.

Anëtari i bordit Tomas Pleskac, deklaroi në një konferencë për shtyp se kompania e tij dukshëm nuk ka një partner për të negociuar në Shqipëri, citon agjencia e lajmebe Bloomberg. Mosmarrëveshjet me Shqipërinë u ashpërsuan kur qeveria shqiptare i faturoi 23 milionë euro taksa shtesë kompanisë me argumentimin se ajo duhet të paguajë Tatim mbi Vlerën e Shtuar edhe për energjinë e shitur por që nuk është paguar.
CEZ mund të kërkojë garancinë prej 60 milionë euro nga Banka Botërore si dhe ka ndalur të gjitha investimet në Shqipëri. Këto para do të konvertohen në borxh që Shqipëria do të duhet t’ia paguajë Bankës Botërore. /albeu.com/

Shtuar më 31/10/2012, ora 15:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori