CEZ/ Avokatja e Shtetit debaton ashpër me Tabakun, Hicka nuk ndihet mire, Tabaku:Jepini ujë…
Ditën e sotme në Komisionin Hetimor të Partisë Demokratike për CEZ ka marrë pjesë avokatja e Shtetit Alma Hicka e cila e thirrur si dëshmitare refuzoi që ta japë shpjegime për këtë çështje.

Gjatë komisionut Avokatja e Shtetit humbi kontrollin dhe tha se nuk do t’i përgjigjej asnjë pyetje.

Hicka debatoi ashpër me deputeten demokrate Jorida Tabaku e cila iu drejtua duke i thënë që të mos bërtiste në komision dhe mos të ndërhynte kur flisnin deputetët.

Jorida Tabaku: Një dëshmitare të tilllë që flet me arrogancë nuk kemi parë ndonjëherë. Ke marrë ca zakone shumë të mira të rilindjes. Ne këtu po paraqesim fakte. Nëse ke dëshirë të dëgjosh, dëgjo.

Edmond Spaho: Do pak ujë të qetësohesh?

Jorida Tabaku: Jepi pak ujë.

Avokatja e Shtetit Alma Hicka: Nuk jap asnjë përgjigje!
Në këtë moment, kryetari i komisionit Edmond Spaho ndërpreu përkohësisht mbledhjen deri sa të qetësohet avokatja Alma Hicka. /albeu.com/

Shtuar më 08/02/2017, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori