I bëri të gjithë për vete me “Black Panther”, vdes aktori i njohur

Chadëik Boseman ka humbur betejën me kancerin në moshën 43-vjeçare. Aktori që i dha zë rolit ikonik të “Black Panther” luftonte prej vitesh me kancerin, e për fat të keq, e ka humbur betejën me sëmundjen ditën e djeshme.

Lajmin e ka bërë të ditur publicisti i tij, Nicki Fioravante. “Një luftëtar i vërtetë. Chadëik tejkaloi gjithçka dhe solli kaq shumë filma, të cilët ju i doni kaq shumë”, është shprehur Fioravante në deklaratën në Tëitter. Boseman mësohet të ketë ndërruar jetë pranë familjarëve dhe bashkëshortes së tij. Që nga viti 2016, aktori i ishte nënshtruar një sërë kurimesh dhe kimioterapish, por kjo nuk e pengoi të vijonte paralelisht punën në kinematografi, shkruan neës31.al.

Sipas publicistit Fioravante, për Boseman roli i King T’Challa në “Black Panther” ishte ‘nder’ për karrierën e tij. Chadëik u bë i njohur në vitin 2013, me rolin e Jackie Robinson në filmin “42”. Kjo performancë tërhoqi vëmendjen e ‘Marvel’, të cilët e bënë pjesë të sagës së prodhimeve të veta, duke i ofruar kështu rolin e protagonistit në “Black Panther”.


Shtuar 29.08.2020 08:52