Çështje financiare, shqiptari qëllohet me kazmë në Greqi
Pëlqej
Për një mosmarrëveshje për çështje financiare, një shqiptar është goditur me kazmë në Greqi. Policia ka njoftuar se është bërë e mundur arrestimi i autorit, 42 vjeç, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital.

Të njëjtat burime shtojnë se sherri ka ndodhur mes dy shqiptarëve në Larisa të Greqisë. Drejtoria e Policisë së Larisas konfirmoi se për këtë krim ka arrestuar të dyshuarin e vetëm, një 42 vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për "vrasje të mbetur në tentativë" me pasojë plagosje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Tirnavu. I dëmtuari është transportuar në spitalin universitar të Tirnavos. Lidhur me këtë çështje, policia ka sekuestruar mjetin me të cilin u krye krimi. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2014, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori