Çështja "Kosova", në mungesë të kompromisit do imponohet pavarësia
Pëlqej
Albeu.com
nga Nikolas Wood, The New York TimesRreth dy muaj pas fillimit të bisedimeve në Vjenë në shkurt të këtij viti, mbi statusin përfundimtarë të provincës, të dyja palët duket se janë përpjekur të manovrojnë, për ta anauar peshoren dhe kaluar faktet në anën e tyre,...Rreth dy muaj pas fillimit të bisedimeve në Vjenë në shkurt të këtij viti, mbi statusin përfundimtarë të provincës, të dyja palët duket se janë përpjekur të manovrojnë, për ta anauar peshoren dhe kaluar faktet në anën e tyre, me qëllimin që të “ndihmojnë” të vendoset sipas dëshirës së tyre nëse Kosova do të bëhet e pavarur apo do të mbetet një provincë e Serbisë. Statusi i Kosovës shihet si problemi më i vështirë, në situatën kritike të Ballkanit. Ajo u kthye në çështjen më të ndjeshme të rajonit, që në kohën kur NATO, bombardoi serbinë dhe forcat e saj ushtarake duke i detyruar të tërhiqeshin nga Kosova, për të parandaluar atë që komuniteti ndërkombëtarë dhe gjykata e krimeve të luftës e quajti një fushatë masive genocidi dhe zhvendosjeje me dhunë të shqiptarëve etnikë.
Shqiptarët përbëjnë më shumë se 90 përqind të popullsisë së Kosovës, e cila llogaritet të jetë e barabartë me më shumë se dy milion, këta duan pavarësis totale. Serbët, brenda dhe jashtë Kosovës, kërkojnë kthimin e pushtetit në duart e beogradit. Ndërkohë duke parë se progresi i arritur në bisedimet e para është mjaft i vogël, është shtuar mundësia që një zgjedhje të imponohet në komuniteti ndërkombëtarë dhe kjo do të jetë në favor të shqiptarëve.
Organizata e Kombeve të Bashkuara e administron Kosovën që prej tërheqjes së jugosllavëve, si rezultata ajo paguan dhe mban nënkontroll pjesën më të madhe të pushtetit vendor. Nga ana e saj Serbia vazhdon të financojë mjaft shërbieme në entklavat serbe në pjesë të ndryshme të provincës, madje duke u paguar këtyre zyrtareve edhe një rrogë të dytë veç asaj të OKB-së. Në fillim të prillit, Serbia mori masa ekstreme, ajo u kërkoi të gjithë serbëve të hiqnin dorë nga puna e tyre e paguar nga OKB, përndryshe ata do të humbin pagesat nga serbia.
Nga ana tjetër serbët më në fund u premtuan diplomatëve të Perëndimit, se do të gjenin dhe arrestonin, Ratko Mladiçin, edhe kjo një ndër lojërat për negociatat.
Në të njëjtën kohë, lidershipi shqiptarë i Kosovës, po përpiqet të paraqesë në formë të tij të moderuar, për të bindur botëm, që minoritetet do të mbrohen dhe do të kenë të drejta në Kosovë. Kryeministri i ri i vendit Agim Çeku, e fitoi këtë post në mars, pas dorëheqjes për shkak të presionit të ndërkombëtarëve të paraardhësit të tij, i cili sipas Perëndimorëve nuk kishte punuar aq sa duhej në fushën e përmirësimit të situatës së minoriteteve.
Në fjalimin e tij në momentin e marrjes së detyrës në parlamentin me shumicë shqiptare, por edhe me pjesëmarrje serbe, Çeku bëri deklarata që i lanë të habitur pjesën më të madhe të parlamentarëve. Madje edhe deklaratat e tij të mëvonshme vazhduan në këtë linjë. "Unë dua që të më shihni si kryeministrët të të gjithë qytetarëve të Kosovës, qofshin këta shqiptarë, qofshin serbë," deklaroi ai në një intervistë më 7 prill. Ai tha se sfida e tij kryesore ishte të binte krerët e partive shqiptare dhe zyrtarët e qeverisë, që të ndërmerrnin ndryshime që do të ishin në të mirë të komunitetit serb dhe këtë nuk do t abënte thjeshtë sa për t’u bërë qefin ndërkombëtarëve që kërkojnë shtet multi etnik.
Çeku, një ish gjeneral Kroat, ishte një komandant i kohës së luftës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Qeveritarët serbë kanë refuzuar që të takohen me të, por zyrtarët e Perëndimit mendojnë që ai është ndër të rrallët lider të Kosovës, që mund të bindë zyrtarët lokalë, tu japin më shumë të drejta serbëve. Ai është një ndër ata që ka mundësuar uljen e tensioneve entinke gjatë 6 viteve të fundit, madje edhe gjatë protestave të dhunshme të marsit 2004, ku 19 njerëz mbetën të vrarë.
Skuadra e nogociuesve, grupi i shqiptarëve të Kosovës dhe i serbëve nga Beogradi dhe Kosova, do të kthehen në tavolinë në Vjenë më katër maj, ku ata do të diskutojnë për t’u dhënë më shumë pushtet autoriteteve lokale. Kjo masë do tu japë Serbëve të Kosovës një lloj lirie në drejtimin e punëve të tyre. Java e ardhshme do të përfshijë edhe diskutimin për mbrojtjen e kulteve religjoze dhe historike, veçanërisht të kishave dhe manastireve të Kishës Ortodokse Serbe.
Por negociatorët e të dyja palëve i kanë lënë pak vend kompromisit edhe në këto çështje që për ndërkombëtarët ishin të lehta, në krahasim me ato që do të hasen në fund të negociatave.
Komentet nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë, Francës Rusis, Italis dhe Gjermanis, të cilët përbëjnë sëbashku grupin e kontaktit, që mbikqyr procesin e negociatave mbi statusin, tregojnë se me shumë mundësi shumicës shqiptare do t’i jepet ajo që kërkon, pra pavarësia.
Një deklaratë e lëshuar prej anëtarëve të këtij grupi, pas një takimi në Beograd në 6 prill, i kërkonte Serbisë të ishte më shumë realiste në propozimet e saj dhe të gjente një zgjidhje “të pranueshme për popullin e Kosovës”
Kreu i misionit të OKB-së në Prishtinë, Soren Jessen-Petersen, tha se priste nga Martti Ahtisaari, ish president i Finlandës dhe veteran në çështjen e negociatave Kosovë Serbi, të përmbyllë pjesën e parë të negociatave në mesin e verës, dhe kështu t’u krijojë mundësinë fillimit të bisedimeve në lidhje me sovranitetin.
Nga ana tjetër cili do që do të jetë kursi politik që do të marrin çështjen Autoritete ndërkombëtare do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në Kosovë. Bashkimi Europian pritet të marrë një rol më të rëndëisshëm, ndërsa NATO do të vazhdojë të ruaj paqen, duke mbajtur në terren 17 mijë trupa.
Përgatiti: Alfons Skënderi, Gazeta Start
Shtuar më 19/04/2006, ora 16:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori