Përqafime “të përzemërta” mes Ramës e Ballës, çfarë nuk u pa nga koncerti në Tiranë (FOTO LAJM)

Ditën e sotme po zhvillohet një koncert në sheshin “Skënderbej” ku po performojnë këngëtarët më të mirë, duke elektrizuar mijëra qytetarë të pranishëm atje.

Koncerti zhvillohej për 100 vjetorin e marrëdhënieve me SHBA-të dhe për hapjen e negociatave me BE-në.

Të pranishëm në koncert kanë qenë edhe politikanët shqiptarë duke nisur nga kryeministri Edi Rama dhe deri tek ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim.

Por momenti pikant i mbrëmjes ka qenë performimi i këngëtares Anxhela Peristeri, e cila ka bërë edhe vetë kryeministrin Edi Rama të kërcejë nën ritmet e muzikës së saj, ndërsa këndoi këngën që përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovizion”.

Një tjetër moment pikant kanë qenë edhe përqafimet e përzemërta mes Ramës dhe Taulant Ballës./albeu.com/