Ceshtja "Fazllic", Berisha: Hetim nderkombetar
Albeu.com
Ne nje konference per shtyp, kreu i qeverise, Sali Berisha njoftoi se ka marre kete vendim per te faktuar para shqiptareve se qeveria nuk i ka dhene asnje fond publik, asnje qindarke te vetme biznesmenit Damir Fazllic.
Kryeministri kerkon qe veprimet e renda te ndodhura ditet e fundit te sqarohen.

Shefi i qeverise deklaroi se eshte e drejte e ekzekutivit te therrase hetim nderkombetar dhe per kete nuk shkel kushtetuten dhe nuk futet ne kompetencat e institucionit te Prokurorise.

"Nuk po kerkoj transferim te ceshtjes, por kerkoj hetim nderkombetar te saj, sikurse ka ndodhur edhe ne shume vende te tjera", u shpreh Berisha.

Shefi i qeverise theksoi se hetim nderkombetar ka kerkuar edhe per ceshtjen e Gerdecit edhe per rrethanat e vdekjes se deshmitarit, Kosta Trebicka, ndersa u shpreh se nuk mbron askend, as biznesmenin Damir Fazllic.

Ndersa ne lidhje me kunatin e ministrit, Lulzim Basha, Erjon Isufaj, Berisha mohoi lajmet se ky person te kete bashkepunuar me biznesmenin Damir Fazllic. (t-ch)
Shtuar më 13/10/2008, ora 20:53
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori