Ceshtja e vizave per Ballkanin, Grupi Nderkombetar i Krizave publikon rekomandimet per Komisionin Europian
Albeu.com
Ne rekomandimet qe jep GNK per KE thuhet se ky Komision duhet t’i jape mandate lehtesuese Keshillit te Ministrave te BE, per lehtesimin e vizave per Shqiperine, Bosnjen, Maqedonine, Serbine e Malin e Zi, duke i rekomanduar dhe hapjen e negociatave me keto vende ne muajin mars te vitit 2006.Eshte bere publik dokumenti qe Grupi Nderkombetar i Krizave i ka paraqitur Komisionit Europian per te lehtesuar proceduren e dhenies se vizave per Shqiperine, Maqedonine, Bosnjen e Serbine. Ne rekomandimet qe jep GNK per KE thuhet se ky Komision duhet t’i jape mandate lehtesuese Keshillit te Ministrave te BE, per lehtesimin e vizave per Shqiperine, Bosnjen, Maqedonine, Serbine e Malin e Zi, duke i rekomanduar dhe hapjen e negociatave me keto vende ne muajin mars te vitit 2006. Raporti i publikuar ne Bruksel u kujton shteteve te BE se ne takimin e Presidenteve ne Selanik ne vitin 2003, kane premtuar lehtesimin e kushteve te dhenies se vizave per Serbine e Malin e Zi, Shqiperine, Bosnje-Hercegovinen e Maqedonine.

Rekomandimet e GNK per Komisionin Evropian

  1. T’i jape mandate negociuese Keshillit te Ministrave per lehtesimin dhe liberalizimin e vizave per Shqiperine, Bosnje-Hercegovinen, Maqedonine dhe Maline e Zi.

  2. Te hapen negociata ne marsin e 2006-tes gjate takimit te nivelit te larte te BE-Ballkani perendimore, ne prag te takimit informal te ministrave te jashtem te BE ne Salcburg.

  3. Te hartohet nje plan pune per cdo vend, ne menyre qe ata te kene te qarte panoramen e hapave qe duhen ndermarre per te patur nje sistem te mire vizash nga BE.

  4. Te modifikohet procesi i dhenies se vizave per te inkurajuar nje proces sa me te thjeshte dheniesh vizash.


Per shtetet anetare te BE:
5.Te fillojne negociatat me Shqiperine, Bosnje Hercegovinen, Maqedonine dhe unionin Serbi-Mali I Zi per nje system selektiv vizash shengen qe perfshijne akademiket (studuesish, profesoret e universiteteve dhe studentet), komunitetin e biznesit dhe tregtise (perfshi ketu dhe punojnesit zyrtare te transportit), shoqerine civile, median, dhe zyrtaret elemnetet e te ciles duhet te perfshijne:

    1. nje arsye te forte pse te jepet viza

    2. nje process me te thjeshtezuar me me pak dokumente mbeshtetes te kerkuar

    3. dhenien e vizes pa pagese

    4. heqjen e intervistes,

    5. reduktimin ne menyre te ndjeshme te kohes se marrjes se vizes.

      6.te fillojne negociata me te njejtat vende anetare per te lehtesuar aplikimet per viza me qytetaret e thjeshte, duke perfshire:



    1. nje process me te thjeshtezuar me me pak dokumente mbeshtetes, dhe

    2. reduktim ne menyre te theksuar te kohes se marrjes se vizes.



Zv/Presidenti i KE, Fratini, propozon udhezues per marrjen e vizave te shqiptareve
Nderkohe dhe zv/Presidenti i KE, Franko Fratini ka propozuar nje udhezues per marrjen e vizave. Ne nje takim te zhvilluar dje pasdite me kryeministrin Berisha komisioneri pergjegjes per rendin dhe drejtesine, Franko Frattini, ne vijim te zbatimit te marreveshjes se ri-pranimit Shqiperi-BE tha se po punohet per te pergatitur nhe “road-map” lidhur me lehtesimin e regjitmit te vizave.
nga Daniela Bonollari, bw
Shtuar më 30/11/2005, ora 19:53
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori