Çështja e kufirit detar, ministri grek viziton nesër Shqipërinë
Mediat greke e konsiderojnë si vendimtare vizitën në Shqipëri të ministrit të Jashtëm Nikos Dendias e përcaktuar në axhendë ditën e nesërme në Tiranë.

Mediat raportojnë se gjatë ditës së nesërme, ministri Dendias do të takohet me homologun e tij shqiptar, ku do të diskutohet për zonën ekonomike ekskluzive midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Po ashtu, mediat në Greqi shkruajnë se në qendër të diskutimeve do të jetë çështja e kufirit detar, e mbetur pezull që nga viti 2009, kur dy vendet nënshkruan marrëveshjen, por që më vonë u anulua nga Gjykata Kushtetuese shqiptare.

Në axhenda është përcaktuar se Dendias fillimisht do të takohet me ministrin e jashtëm në detyrë Gent Cakaj në Ministrinë e Jashtme.

Më pas, ministri i jashtëm i Greqisë dot ketë një takim në Kryeministri me homologun shqiptar Edi Rama, ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjithashtu pritet të ketë edhe një takim me Presidentin Meta.
Shtuar më 19/10/2020, ora 10:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori