Çështja e Fierit, Arvizu: Më shumë diskutime në Tiranë
Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu gjatë një vizitë në qytetin e Fierit ka premtuar zgjdhje për ngërçin politikekziston në këtë qytet. "Qartazi pyetja e madhe në mendjen tonë është gjithçka që ka tërhequr shumë vëmendje, lidhur me ngërçin politikekziston këtu, veçanërisht për paaftësinë e këshillit të qarkut, që të funksionojë ashtu siç duhet. Në fakt kjo është diçka fatkeqe në vetvete, sepse të përzgjedhurit nga qytetart nuk kanë mundësi të kryejnë funksionet e tyre. Po gjithashtu ka ndikime dhe më të mëdha, për shkak të punës këtu dhe kjo do të ndikojë gjithashtu në mënyrën se si do ti qasemi zgjedhjeve gjatë verës së vitit që vjen. Do ta vijojmë me më shumë diskutime në Tiranë", tha Arvizu.

Ndërsa lidhur me statusin, diplomati amerikan tha se ka dëgjuar të gjitha rekomandimet e Brukselit, duke bërë thirrje që gjykatat të qëndrojnë larg politikës. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2012, ora 14:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori