Ceshtja e emrit te Maqedonise ne Hage
Pëlqej
Albeu.com
Njoftimet nga Maqedonia bëjnë të ditur se qeveria do ta çojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, çështjen e emrit kushtetues të vendit.
Maqedonia dhe Greqia ka patur mospajtime përsa i takon çështjes së emrit që kur vendi shpalli pavarësinë.

Athina thotë se emri implikon pretendime të një province greke me të njëjtin emër.

Debati lidhur me këtë çështje i ka ngadalësuar marrëdhëniet e Maqedonisë me NATO-n.

Në fillim të vitit Greqia vuri veton ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

OKB-ja ka caktuar Matthew Nimetz si të ngarkuarin special për diskutimet për emrin, por propozimet e deritanishme nuk kanë sjellë pajtueshmëri mes palëve.

Greqia deklaroi kohët e fundit se mund të ripërdorë veton për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Një korrespondenti i BBC-së në Shkup thotë se në debatin për emrin që vazhdon që prej 17 vjetësh, ky është hapi më radikal i ndërmarrë nga qeveria maqedonase përsa i takon kësaj zgjidhjes së kësaj çështjeje. (BBC)
Shtuar më 18/11/2008, ora 03:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori