Ceshtja e emrit, Greqia kercenon serish Maqedoninë
Albeu.com
Ka qene ky kërcënimi me i fundit qe ka bere Greqia ndaj Maqedonise lidhur me integrimin evroatlantik të saj, ndersa deklaraten e beri vete presidenti Karolos Papulas pas takimit me kryetarin austriak Hajnc Fisher, mbrëmë në Athinë. "Pozicioni i Maqedonise lidhur me emrin me siguri do të ketë ndikim mbi zhvillimin e marrëdhënieve të vendit me Bashkimin Evropian dhe NATO-n".

Kreu i shtetit grek, me këtë rast, akuzoi Qeverinë e Maqedonisë se pozicioni i saj lidhur me çështjen e emrit "nuk është konstruktiv". Nga ana e vet, kryetari austriak bëri të ditur se dallimet lidhur me emrin e Maqedonisë duhet ta zgjidhin autoritetet në Shkup dhe Athinë. Duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske, Fisher përkujtoi se Maqedonia është e pranuar në anëtarësinë e Kombeve të Bashkuara nën referencën IRJM, duke shtuar se dallimet rreth emrit janë çështje që duhet të zgjidhet në planin bilateral. makfax
Shtuar më 15/05/2007, ora 17:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori