"Kjo është mënyra se si
shtetet serioze dhe të
përgjegjshme zgjidhin
mosmarrëveshjet e tyre..."
Shqipëria dhe Greqia morën vendimin për ta çuar në Gjykatën e Hagës çështjen e
kufirit detar mes dy vendeve, pas takimit të ministrit të Jashtëm
grek, Nikos Dendias, me kryeministrin Edi Rama.
Kryeministri
grek Kyriakos Mitsotakis, ka dhënë komentin e tij referuar çështjes së
kufirit detar me Shqipërinë, e cila do të shkojë në Hagë.
"Kemi rënë dakord që meqenëse nuk mund të zgjidhim
mosmarrëveshjet tona rreth caktimit të kufijve të Zonave Detare, jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Kjo është mënyra se si
shtetet serioze dhe të
përgjegjshme zgjidhin
mosmarrëveshjet e tyre", tha ai.
Shtuar më 22/10/2020,
ora 18:30