Ceshtja came jashte diskutimeve te Karamanlis
Albeu.com
Ne prag te vizites se kryeministrit grek Kostas Karamanlis ne Tirane, mediat greke kane zbuluar disa nga detajet e diskutimit mes dy paleve ne Tirane. Sipas gazetes greke pro qeveritare “Eleftero Tipos”, kryeministri grek ka marre garanci se ne Tirane nuk do te permendet ceshtja came.Vizita pritet te zhvilloje marredheniet dypaleshe, ndersa Greqia do te mbeshtese Tiranen ne rrugen e saj per integrim.

Para vizites jane zbuluar edhe prapaskenat, ku mesohet se jane zhvilluar takime ne nivelet me te larta te diplomateve per ato qe duhet dhe nuk duhet diskutuar.

Tirana ka dhene garanci te plota se ceshtja e cameve nuk do te permendet ne asnje prej takimeve.

Qendrimi i Athines eshte i qarte, se kush kerkon prona duhet t’i drejtohet gjykates dhe se zgjidhje politike per kete ceshtje nuk do te kete asnjehere.

Po ashtu edhe per ceshtjen e shkollave shqiptare ne Greqi, Athina tashme ka dhene garanci se do te inkurajohen vetem iniciativat private, ndersa bashkite dhe komunat jane te lira te hapin klasa ku mesohet shqip.

Nderkohe ne lidhje me denimin e Bollanos, Greqia preferoi te qendroje asnjeanese dhe te mos diskutoje vendimin e gjykates, por duket se Athines i ka pelqyer distancimi i kryeministrit Berisha.
Shtuar më 27/04/2009, ora 19:00
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori