A mund të infektohemi me Covid-19 përmes mushkonjave? (FOTO LAJM)

Temperaturat e larta do të risjellin mushkonjat të cilat në verë janë kudo. Me ardhjen e verës ku dhe shpresohet të kemi një zbehje të COVOD-10, rriten shqetësimet për një infektim të mundshëm nga mushkonjat.

Kjo për shkak se mushkonjat kanë qënë bartës të një seri virusesh, bakteriesh ose parazitësh dhe që mund të shkaktojnë sëmundje serioze, si malaria, infeksionin e virusit Zika ose ethet e Nilit.

Por a mundet që COVID-19 të përhapet nga mushkonjat?

Jo!

Edhe pse aktualisht nuk ka prova specifike shkencore, studiuesit, bazuar në elementë të njohur të këtyre insekteve, përjashtojnë idenë se mushkonjat janë një vektor i ngjitjes si Sars-CoV-2 ose COVID-19.

Në fakt është një virus i cili, sipas njohurive të tanishme, nuk transmetohet nga vektorët: është një virus i frymëmarrjes që transmetohet përmes pikave të pështymës.

Për t’u infektuar, një mushkonjë duhet të replikojë patogjenin brenda dhe kjo nuk ndodh në rastin e koronavirusit. Mushkonja nuk është e infektuar dhe për këtë arsye nuk mund të infektojë njerëzit e tjerë. /albeu.com/


Shtuar 22.04.2020 14:20