Cërvenkovski takon lobin shqiptar ne SHBA, premton njohje te Kosoves
Albeu.com
Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovsi, gjatë një takimi në Nju Jork me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikanë, ka theksuar se Maqedonia shumë shpejtë do ta njohë pavarësinë e Kosovës.Krerët e KKSHA-së, i shprehën shqetësimin pse Maqedonia ende nuk e ka njohur shtetin e ri të Kosovës, si dhe mos implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Në këtë takim krerët e KKSHA-së, i kërkuan Presidentit Branko Cërvenkovski, që Maqedonia sa më parë ta njoh pavarësinë e Kosovës, akt ky sipas tyre do t'i shërbente stabilitetit të rajonit si dhe të kompletoj implementimin e Marrëveshjes së Ohrit në tërësinë e saj.

Sakaq, duke iu përgjegjur pyetjeve të të pranishmve, presidenti i Maqedonisë, u shpreh se "kam qënë më se i sigurt, se sot kur të takohem me juve do t'ua komunikoja aktin e njohjes së shtetit të Kosovës nga vendi im, por fatkeqësisht në momentin e fundit qeveria e Maqedonisë, nën juridiksionin e së cilës është edhe njohja e shteteve, doli me njoftim se do ta shtyjë vendimin, për disa ditë", deklaroi presidenti maqedonas.

"Maqedonia, është në një vijë me iniciativën Amerikane dhe Evropiane dhe mendon t'i bashkëngjitet sa më parë aleancës së NATO - s dhe BE, dhe mu për këtë, shumë shpejtë do ta njohë Kosovën" tha Cërvenkovski, i cili kërkoi nga shqiptarët e Amerikës, që ta mbështesin Maqedoninë në Uashington, në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe në familjen euroatlantike. (ina-albeu)
Shtuar më 23/09/2008, ora 19:20
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori