Cervenkovski serish shprehet kunder projektit "Shkupi 2014"
Albeu.com
Kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski edhe njëherë ka kundërshtuar projektin ‘Shkupi 2014’ i cili sipas tij më së miri pasqyron politikat e gabuara të qeverisë aktuale.
Ky projekt sipas Cërvenkovskit përveç që po realizohet në krizën më të rëndë ekonomike dhe sociale në të cilën ndodhet vendi, ai paraqet edhe dëshminë më të mirë për karakterin jodemokratik të këtij pushteti pasi vendimi për këtë projekt sipas Cërvenkovskit nuk ka kaluar për miratim nëpër asnjë institucion siç janë Kuvendi apo edhe qyteti i Shkupit. Lideri i LSDM-së në një material videoje të realizuar nga partia e tij, përgjigjet edhe në pyetjen se çfarë do të bëj LSDM-ja me projektin Shkupi 2014 pas fitores së kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Sigurisht se të gjitha ato objekte, ndërtesa që tashmë janë ndërtuar e për të cilat janë investuar shumë para të popullit, Ne si qeveri e ardhshme nuk do të lejojmë që të rrënohen, por do të përpiqemi që të shfrytëzohen në mënyrën më adekuate. Kjo vlen edhe për disa projekte që janë në fazën përfundimtare të realizimit, megjithatë të gjitha ato që nuk kanë filluar do t’i revidojmë dhe mjetet financiare të parapara për to do të shfrytëzohen për çështje shumë të rëndësishme nga të cilat do të kishin përfitime sa më shumë qytetarë tanë”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski. /alsat-m/
Shtuar më 05/05/2010, ora 14:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori