Cërvenkovski në Shqipëri: Do mbështesim cdo zgjidhje të dalë nga negociatat për Kosovën
Albeu.com
Gjatë takimit mes dy presidentëve jane ndare qendrime te njejta per bashkepunimin e metejshem mes te dy vendeve, paqen e stabilitetin ne rajon dhe reformat integruese drejt BE e NATO.Gjate konferences se perbashket per shtyp, presidenti maqedonas, Cervenkovski deklaroi se mbeshtet cdo zgjidhje qe do te dale nga procesi i bisedimeve per statusin e Kosoves.
“Shkembyem mendime per ceshtjet ne rajon si dhe per nisjen e bisedieme per statusin final te Kosoves. Njoha Presidentin Moisiu me qendrimin e Maqedonise per Kosoven, i cili eshte i njejte me ate te nderkombetareve”, tha Cervenkovski duke shtuar se "mbeshtet nisjen e procesit te negociatave dhe zgjidhjen qe do te dale nga ky proces bisedimesh".
Edhe presidenti shqiptar Moisiu pershendeti vendimin e mbledhjes se Keshillit te Sigurimit te OKB per nisjen e negociatave per statusin e ardhshem te Kosoves duke shtuar se “ne keto prag bisedimesh vendosja e statusit per Kosoven eshte domosdoshmeri per rajonin”.  “Deshiroj te shpreh besimin tim se keto bisedime do te cojne ne zgjidhjen e problemit duke i dhene Kosoves te drejtat e nje shtetit te plote qe respekton te drejten per te respektuar te drejtat njerezore, fqinjet etj’.
Te dy presidentet kane vleresuar marrdheniet e mira mes te dy vendeve duke theksuar vullnetin per te bashkepunuar ne te gjitha fushat, vecanerisht ne ate ekonomike e tregtare.

Cervenkovski: Maqedonia do ndihmoje Shqiperine per te kaluar krizen energjitike
“Maqedonia ka dhene gjithe ndihmen e mundeshme per Shqiperine ne perballimin e krizes energjitike qe ka kapur vendin”. Keshtu deklaroi presidenti i Maqedonise Branko Cervenkovski pas takimit me kreun e shtetit shqiptare Moisiu, ne konferencen e perbashket per shtyp rreth krizes energjitike ne vend.  “Maqedonia, tha Cervenkovski, do e ndihmoje Shqiperine ne drejtim te rritjes se ujrave gje qe rrit mundesine e prodhimit vendas te energjise”. Ai ka shtuar se do shfrytezohen edhe linjat e brendeshme te rrjetit te Maqedonise per te ndihmuar ne prodhimin e energjise ne Shqiperi. Te dy presidentet kane biseduar gjate takimit te tyre per krijimin e nje linje interkonjeksioni mes dy vendeve per t’a shfrytezuar ne raste krizash.    

Kontestimi i emrit “Maqedoni”
Maqedonia po vazhdon bisedimet me palen greke per ceshtjen e kontestimit te emrit kushtetues te Maqedonise me ndermjetesimin e Kompbeve te Bashkuara. Ne falenderojme Shqiperine qe ne ne kuader te marrdhenieve bilaterale perdor emrin kushtetues Maqedoni”, u pergjigj Cervenkovski gjate pyetjes se gazetareve.
Presidenti maqedonas Cervenkovski ka mberritur sot paradite ne Shqiperi per te zhvilluar nje vizite zyrtare dy ditore me ftese te Presidentit Moisiu. Me kete rast ai do te takohet edhe me kryeministrin, Sali Berisha, Kryeparlamentaren Jozefina Topalli si dhe do te zhvilloje nje vizite ne seline e Bashkise se kryeqytetit, ku do te takoje kryebashkiakun Edi Rama.
Nga Daniela Bonollari, bw
Shtuar më 16/11/2005, ora 19:48
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori