Cervenkovski: NATO dhe BE shpetimi i Maqedonise
Albeu.com
Presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski deklaroi gjatë një fjalimi me rastin e Ditës së ARM-së, se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër reale pos integrimit në NATO dhe BE.Presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski deklaroi gjatë një fjalimi me rastin e Ditës së ARM-së, se është e qartë se pengesat që i vendos Greqia për hyrjen e Maqedonisë në integrimet euroatlantike, pavarësisht nga jo legjitimiteti i tyre i qartë, do të mbesin në fuqi, derisa nuk arrijmë zgjidhje të pranueshme për të dyja palët për kontestin e emrit. Më tej kreu i shtetit tha se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër reale pos integrimit në NATO dhe BE.

“Është gabim dhe e rrezikshme për ardhmërinë e Maqedonisë, nëse dikush mendon se është e mundur që Maqedonia të mbetet për një kohë të gjatë jashtë proceseve euroatlantike, kurse brenda të zhvillojë demokracinë dhe të ruaj nivelin e balancit ndëretnik”, tha presidenti Cërvenkovski.
Shtuar më 18/08/2008, ora 20:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori