Cervenkovski: Gruevski po luan me zjarr
Albeu.com
Në një takim me gazetarët, në zyrën e re për ish-kreun e shtetit, Branko Cërvenkovski ka thënë se qeveria po luan me zjarr. “Arsyet e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike janë teza e gabuar e kryeministri Gruevski për shpalljen e moratoriumit për zgjidhjen e çështjeve etnike. Bllokimi i integrimeve euroatlantike, dhe forcimi i projekteve mono-etnike, ku ai vërejti se ‘kryeministri i një shteti multi-etnik, të vendosë që me buxhetin e qytetarëve të ndërtojë vetëm kishë’. Nëse kjo politikë nuk ndryshon, atëherë marrëdhëniet ndëretnike, do të përkeqësohen më tej”, tha Cërvenkovski.

Lidhur me partitë shqiptare, Cërvenkovski tha se LSDM-ja tani u ka hapur atyre të gjitha kanalet për bashkëpunim.

Idenë e fundit të kreut të PDSH-së Thaçi që edhe Shqipëria të vendos veto ndaj Maqedonisë, Cërvenkovski e quajti të gabuar edhe pse ishte i sigurt se Shqipëria një gjë të tillë nuk do ta lejojë, por shtoi se me këtë tregohet mundësia që pas Greqisë edhe Shqipëria mund të pengojë vendin për integrim në NATO. /lajm/
Shtuar më 20/08/2009, ora 20:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori