Cërvenkovski: Çështja kufirit me Kosovën të mbyllet para përfundimit të negociatave
Albeu.com
"Vija e kufirit ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës paraqet operacion teknik që duhet të realizohet gjatë procesit të definimit të statusit përfundimtar të Kosovës". Kështu kanë konstatuar gjatë një takimi të zhvilluar në Shkup, presidenti Branko Cërvenkovski dhe i dërguari i BE-së për Kosovën, Stefan Lene.Cërvenkovski tha se nuk dëshiron që pas përcaktimit të statusit të Kosovës, çështja e caktimit të vijës kufitare të jetë gjenerator i ndonjë destabilizimi apo i keqkuptimit mes Maqedonisë dhe autoriteteve të Kosovës. Për këtë arësye Shkupi zyrtar , kërkon që çështja të mbyllet para përfundimit të negociatave për statusin. rtk
Shtuar më 11/10/2006, ora 10:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori